Tifozët kuq e zi: Anglezët në vendin e parë, i lamë që të gëzohen pak!

Kombëtarja e Shqipërisë e nisi e me fitore fazën parakualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022”, pasi mposhtën minimalisht 1 me 0, Andorrën.
Në Grupin I, fitore ka arritur edhe Kombëtarja e Anglisë, të cilët mposhten me rezultat të thellë 5 me 0 San Marinon, shkruan IndeksOnline
“Tre Luanët” kryesojnë tabelën për shkak të gollaverazhit. Por, tifozët kuq e zi përmes një postimi në rrjetet sociale bëjnë shaka me anglezët.
“I lamë anglezët që të gëzohen për pak kohë në vendin e parë”, shkruhet në postimin e kuqezinjve.
Kujtojmë se Shqipëria do të luajë ndeshjen direkte ndaj Anglisë të dielën në “Air Albania”, në Tiranë./IndeksOnline/