FA Cup zbulon oraret për gjysmëfinalet

Një nga kompeticionet më të vjetra në histori të futbollit, FA Cup ka publikuar orarin e gjysmëfinales.
Skuadra e Chelseat do të takohet me Manchester Cityn në Wembley. Kjo ndeshje do të zhvillohet, më 17 prill nga ora 17:30, shkruan IndeksOnline

Gjysmëfinalja tjetër midis Leicester Cityt dhe Southamptonit zhvillohet më 18 prill nga ora 18:30.
Të dyja ndeshjet zhvillohen në stadiumin e madh “Wembly” të Londrës./IndeksOnline/