Kosova U21 e humb miqësoren ndaj Katarit U21

Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Katarit U21 dhe Kosovës U21, duel ky i karakterit miqësor.
Katari shënoi fitore prej 2:0, duke treguar paraqitje të fortë ndaj djelmoshave tanë edhe pse ‘Dardanët’ kishin shumë raste për shënim por që nuk i shfrytëzuan si duhet, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se dy Kombëtaret do të kenë edhe një ndeshje miqësore me 29 mars duke filluara nga ora 18:15.

Ndërsa, ndeshjen e parë kualifikues për EURO 21 do ta luajnë ndaj Andorrës U21 me datë 8 qershor.