“Golf 2” godet “Pick Up”-in në dalje të Prishtinës

Një aksident në mes dy automjeteve ka ndodhur para pak minutash në Vranjefc, në dalje të komunës së Prishtinës.
Sipas pamjeve, një veturë e tipit “Golf 2” gjersa ishte duke lëvizur ka goditur mbrapa një “Pick Up”, shkruan IndeksOnline.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet e veturave janë të konsiderueshme./IndeksOnline/