Nesër vazhdojnë homazhet për ta nderuar figurën e Rasim Thaçit – Cima

Nesër vazhdojnë homazhet për Rasim Thaçin – Cima.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e tij.
Homazhet do të bëhen në orën 11:00.
Rasim Thaçin-Cima, ka ndërruar jetë të premten në moshën 71 vjeçare.
Humoristi i shumë skeçeve televizive ka disa ditë që ishte i shtrirë në spital nga COVID-19, për të cilin edhe ishte kërkuar gjak.
Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici etj,.