75 Mall Live Search
09:46 / E Diele, 28 Mars 2021 / Blerim

Goli që nuk i’u pranua Ronaldos, Santos: Gjyqtari na kërkoi falje!

Skuadra e Portugalisë e ka mbyllur ndeshjen me barazim ndaj Serbisë në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të Katarit.

Rezultati final u vendos në 2:2, por ajo se çfarë u diskutua ishte goli i minutës së 92’të nga Ronaldo por që u anuluan nga gjyqtari, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Portugalisë, Santos i cili tha se gjyqtari i kërkoi falje atij për atë huqje.

“Gjyqtari erdhi tek unë pas ndeshjes dhe kërkoi falje për gabimin e bërë”, tha ai.

“Nuk kam shpjegim për rezultatin, ne e studiuam Serbinë”, shtoi ai.

“Ne e dinim si të luanim ndaj tyre, ata barazuan ndeshjen dhe reaguan mirë, por në fund topi ishte gjysmë metër brenda vijës dhe nuk u pranua goli”, tha Santos.

“Normalisht që ne duhej të bënim më shumë, por goli duhej të qëndronte”, përfundoi Fernando Santos.