Pas ndarjes nga Patrisi, ky është raporti që ka Roberti me Tunën

Këngëtari Robert Berisha nuk heziton së foluri publikisht për jetën e tij private.
I ftuar në emisionin “E Diell”, ai rrëfeu gjëra të shumta duke treguar edhe statusin e tij, shkruan Indeksonline.
Ai mohoi se është në lidhje dashurie, duke thënë që me modelen ka thjeshtë miqësi.
Nuk mundi t’i largohej pyetjes për ish kunatën, Tunën, dhe raportin që ka me të.
Ai u shpreh se vajza e tij e dëgjon shumë albumin e Tunës, dhe ai vetë.
“Rene preferon të tërë albumin e ri të Tunës, dhe unë gjithashtu”, duke treguar se nuk ka ndonjë përmirësim apo prishje mes raportit të tyre./Indeksonline/