Kosnett reagon pas arritjes së vaksinave anti-Covid në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se është i kënaqur që ishte i pranishëm kur arritën vaksinat e para në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Ai tha se SHBA-ja është një kontribuuese krenare për iniciativën shumëkombëshe COVAX.

“I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para arriten në Kosovë. SHBA është një kontribuuese krenare për iniciativën shumëkombëshe COVAX. Së bashku ne mundemi. Vaksinohu”, ka shkruar Kosnett në Twitter./Indeksonline/
Pleased to be present when Kosovo’s first vaccines arrived tonight. The U.S. is a proud contributor to the multinational Covax initiative. #TogetherWeCan #Vaksinohu. pic.twitter.com/SAbrHeaLoR
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 28, 2021