Trajneri i Spanjës: Jam i brengosur për ndeshjen me Kosovën!

Kosova dhe Spanja do të takohen ndërmjet vete për të zhvilluar ndeshjen parakualifikuese për kupën e botës, “Katari 2022”.
Spanja u tregua e fortë, ku pas një barazimi që kishte me Greqinë, spanjollët mposhtën Gjeorgjinë mbrëmë me rezultatin final në 1:2, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe tekniku, Enrique, i cili komentoi lojën, por nuk la pa përmendur edhe ndeshjen me Kosovën, ku tha se është shumë i shqetësuar.
“Jam shumë i brengosur për ndeshjen (me Kosovën), shumë i brengosur. Nëse na mungon freskia dhe kondicioni fizik…por Spanja nuk guxon të mungojë në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Ne po vuajmë më shumë kundër këtyre ekipeve se kundër Zvicrës apo Gjermanisë. Jam më shumë se i brengosur për ndeshjen e fundit (kundër Kosovës)”, tha Enrique.
LINKU ku flet Enrique për Kosovën!
Kujtojmë se ky takim do të zhvillohet më 31 mars në Sevilje./IndeksOnline/