75 Mall Live Search
10:28 / E Hënë, 29 Mars 2021 / OSH

Musliu akuzon Albin Kurtin: Nuk e tha asnjë fjalë për masakren e Izbicës

Dje ka qenë 22-vjetori i Masakrës së Izbicës. Më 28 mars 1999, forcat serbe kishin vrarë dhe masakruar mizorisht 147 shqiptarë në Izbicë të Skenderajt.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se nuk e foli asnjë fjalë në përvjetorin e kësaj masakre.

“A mundet me tregu dikush a foli ndonjë fjalë për Masakren e Izbicës kryeministri i Republikës?”, shkruan Musliu në reagim./Indeksonline/