Filloi punën sporteli postar në objektin e Komunës në Skenderaj

Në objektin e Komunës në Skenderaj ka filluar punën sporteli postar.
Kështu ka njoftuar Posta e Kosovës përmes një komunikate.
“Jemi të lumtur që nga sot, filloi punën sporteli i Postës së Kosovës në ndërtesën e administratës komunale në Skenderaj, projekt i iniciuar nga kryeshefi ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi me mbështetjen e sinqertë të kryetarit të komunës, Bekim Jashari.
Kryeshefi Smakiqi, i shpreh falënderime të përzemërta kryetarit, Bekim Jashari, për kontributin e tij të çmuar në realizimin e këtij projekti të përbashkët me Postën e Kosovës, me të cilin qytetarëve të Skenderajt iu mundësua shërbimi i pagesave brenda objektit të komunës së tyre.

Me rastin e fillimit të punës së këtij sporteli postar në Komunën e Skenderajt, kryeshefi ekzekutiv, përgëzoi menaxherin e rajonit postar në Mitrovicë, Faruk Hamza, stafin e tij, si dhe uron për punë të mbarë sportelistët tanë, ndërsa i fton qytetarët e Skenderajt që të kryejnë pagesat në sportelet e Postës së Kosovës.
Menaxhmenti i ndërmarrjes, inkurajon edhe komunat e tjera që me projektet e këtilla të përbashkëta me Postën e Kosovës, do të jemi së bashku me shërbime sa më pranë qytetarëve të Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv, fton qytetarët e Kosovës që t’i bëjnë pagesat e tyre në zyrat postare, sepse Posta e Kosovës ofron shërbime: SHPEJT, SIGURT DHE LIRË!”.
