75 Mall Live Search
16:48 / E Hënë, 29 Mars 2021 / AR

Kjo teknikë e grimit nga Sellma u bë virale në botë, realizojeni edhe ju

Bukuria e gjithë grimit, nuk është vetëm rezultati, por edhe teknikat e zgjuara që shumë artistë përdorin për një pamje të përsosur.

Një nga teknikat që Sellma përdori, është bërë virale në mesin e artistëve më në zë të grimit dhe entuaziatëve të grimit.

E gjithë çka ju duhet është një ngjyrë e kuqe si buzëkuq, për të tonifikuar shenjat në fytyrë pasi të aplikoni korrektorin dhe fondatinën mbi të kuqen.

Teknika e quajtur si “viral blush technique”, është realizuar edhe nga Huda Beauty dhe Nikkie Tutorials, dy nga personazhet më të ndjekur në botë sa i përket industrisë së grimit.

Që të realizoni teknikën ju duhet bojë e kuqe për grim e tillë si buzëkuqi dhe një brushë për aplikim.

Videoja e mëposhtme, tregon Sellmën dukë realizuar teknikën në të gjitha hapat që janë lehtë të reazlizueshëm.

Për më të tepër, në llogarinë e saj në Instagram, mund të gjeni edhe shembuj të tjerë ilustrues.