75 Mall Live Search
20:05 / E Hënë, 29 Mars 2021 / kutia

Glauk Konjufca takohet me ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze.

Ambasadori Benscze ka përgëzuar z.Konjufca për detyrën e re. Të dy palët kanë shfaqur shpresën se ky proces do të përmbyllet suksesshëm me zgjedhjen e presidentes së re të vendit.

Kryetari Konjufca ka falënderuar Hungarinë për ndihmën që ia ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, duke përmendur kontributin e saj edhe para vitit 1999, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e mbështetjes së mëtejme.

Në takim është diskutuar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në menaxhimin e pandemisë.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve.​