75 Mall Live Search
07:52 / E Martë, 30 Mars 2021 / AR

Gucati dhe Haradinaj sot mbajnë seancën e radhës në Speciale

Ish-krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, sot do të mbajnë seancën e radhës në Hagë.

Seanca e tretë lidhur me ecurinë e çështjes do të mbahet në ora 15:00.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator të vitit 2020 kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe për persona të tjerë.