Sot zhvillohet super ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, sot zhvillohet një super derbi.
Skuadra nga Anamorava, SC Gjilan udhëton për në kryeqytet për t’u përballur me FC Prishtinën, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 26-të në Superligë, shkruan IndeksOnline
Takimi luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga ora 15:00.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave e luajtur në ‘Fadil Vokrri’ në këtë sezon, ishte mbyllur me fitore të Gjilanit me rezultat 0 me 2.
Kurse takimi i dytë mes Gjilanit dhe Prishtinës, i luajtur në Anamoravë ishte mbyllur me fitore të bardhekaltërve me rezultat të thellë 0 me 3./IndeksOnline/