75 Mall Live Search
08:21 / E Martë, 30 Mars 2021 / AR

Sot fillon vaksinimi i personelit shëndetësor

Kosova së fundi ka pranuar kontigjentin e parë të vaksinave kundër Covid-19 nga mekanizmi COVAX, shkruan Indeksonline.

I pari që u vaksinua ishte kryeministri Albin Kurti e më pas pas zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli dhe infektologu Sali Ahmeti.

Ndërsa sot nis vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetori”.

Procesi i vaksinimit nëpër komuna do të nis të enjten ose premten e kësaj jave.

Kurti pas marrjes së dozës apeloi te të gjithë qytetarët që të vaksinohen./Indeksonline/