75 Mall Live Search
09:21 / E Martë, 30 Mars 2021 / OSH

20 vjet nga arrestimi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq

Sot bëhen 20 vjet nga arrestimi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Gardiani i atëhershëm i Burgut Qendror, Dragisa Blanusa ka zbuluar disa sekrete nga qelia 1121 ku kryekrimineli qëndroi deri në ekstradimin për në Hagë.

Gardiani tregon se si Millosheviqit, si i burgosur i servohej uiski në burg.”Preferonte të pinte uiski. Ishte befasuese të shihje që një u burgosur të pinte uiski në qeli. Më kërkoi puro dhe i ofrova një cigare. Më thoshte se nuk e njeh fare Gjykatën e Hagës. Më sygjeronte që të mos u besoja raportimeve në media pasi që sipas tij ishin të pavërteta”, ka thënë Blanusa, gardian i burgut.

Millosheviqi ishte ekstraduar për në Hagë, më 28 qershor të vitit 2001. Kryekrimineli serb ishte vdekur në burgun e Sheveningenit, më 11 mars të vitit 2006./Indeksonline/