75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 30 Mars 2021 / Blerim

Spanjollët po e bëjnë gati fushën për ‘Tiki-taka’

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë ndeshjen ndaj Spanjës në kuadër të parakualifikimeve në kampionatin botëror “Katari 2022”.

Ekipi i IndeksOnlinet është i pranishëm në stadiumin “La Cartuja”, aty ku “Dardanët” do të luajnë ndeshjen nesër nga ora 20:45.

Në këto momente një punëtor i stadiumit është duke e kositur barin, mënyrë kjo që u përshtatet spanjollëve në sistemin e lojës “Tiki-taka”.

Kujtojmë se ndeshjen e parë në shtëpi, Spanja barazoi 1 me 1 ndaj Greqisë./IndeksOnline/