Ky është prokurori që po e udhëheq operacionin në Telekom, për qindra mijëra euro keqpërdorime!

Prokuroria e Kosovës në bashkëpunim me Krimet ekonomike ka arrestuar tre zyrtarë të Telekomit të Kosovës, si edhe një ish- këshilltar të MPB-së.
Operacioni i Krimeve ekonomike po udhëhiqet nga prokurori Rafet Halimi si edhe nga shefi i sektorit kundër korrupsionit në polici, Fidan Haliti.
IndeksOnline ka njoftuar se të arrestuarit janë: Armend Osaj, Trim Musliu, Denis Ceman si edhe Kushtrim Musliu.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se ata dyshohet se kanë kryer keqpërdorime përmes një tenderi me vlerë mbi 300 mijë euro.
Detaje lidhur me rastin në fjalë kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/