75 Mall Live Search
08:48 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Qeni i Bidenit sërish sulmon punëtorët në Shtëpinë e Bardhë

Major, qeni i familjes presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përsëri ka kafshuar një  punëtor të Shërbimit të Parkut Kombëtar, sipas CNN, transmeton IndeksOnline.

Punëtori pas incidentit ka kërkuar trajtim mjekësor.

Incidenti ndodhi në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje. Punëtori ishte duke punuar në atë kohë dhe iu desh të ndërpriste punën për të marrë ndihmën mjekësore nga njësiti mjekësor i Shtëpisë së Bardhë.

Jill Biden, Zonja e Parë në SHBA,  përmes zëdhënëses për media ka thënë se “Majori ende po iu përshtatet rrethanave të reja”.

Major, një qen gjerman 3-vjeçar, ishte adoptuar nga familja e presidentit Joe Biden më 2018./IndeksOnline/