75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / k.v

Vjedhja e ditarëve të shkollës në Fushë Kosovë, policia arreston gjashtë të dyshuar

Ka shkuar në gjashtë numri i të arrestuarve lidhur me vjedhjen e ditarëve të shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” në Bresje të Fushë-Kosovës.

Policia mbrëmë raportoi për arrestimin e tre të dyshuarve, ndërsa sot thotë se ka arrestuar edhe tre të tjerë, transmeton IndeksOnline.

Rasti është denoncuar në polici më 22.03.2021 nga zyrtarët e shkollës ku sipas tyre ishin vjedhur dhjetë ditarë.

Policia menjëherë pas denoncimit kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve.

Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë si edhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e ditarëve të vjedhur./IndeksOnline/