Real Madridi do të hapë kazino në “Santiago Bernabeu”, shpreson të fitojë 120 milionë në sezon

Real Madridi po shikon mënyra për të rritur të ardhurat për të kompensuar humbjet e shkaktuara si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Rimodelimi i stadiumit “Santiago Bernabeu”, do të ketë një rol kryesor në kthimin e të ardhurave atje ku ishin para krizës së Covidit-19. Madrilenët kanë konsideruar ndërtimin e një kazinoje brenda stadiumit .
Kjo është sipas raporteve nga “Insider Sport”-i dhe “Palco23” , të cilët shpjegojnë se dhoma e lojërave ku publiku mund të vendosë baste, mund të gjenerojë një shtesë prej 120 milionë eurosh për Real Madridin çdo sezon.
Do të ishte një numër karakteristikash të reja në stadiumin e ridisenjuar, i cili pritet të përfundojë deri në maj të 2022-s.
Madridi shpreson që stadiumi i ri me të gjitha lehtësitë e tij të reja do të ndihmojë në rritjen e të ardhurave me 150 milionë euro në sezon. /IndeksOnline/