Nagavci nënshkruan vendimin, javën tjetër nxënësit në pushim pranveror

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar vendimin që pushimi pranveror për nxënësit të fillojë më 6 prill dhe të përfundojë më 8 prill.
Në vendim e nënshkruar përfshihet edhe e premtja, 9 prill, dita e Kushtetutës së Kosovës, që sipas kalendarit festiv figuron si ditë pushimi.
Nagavci ka bërë të ditur se kjo periudhë e pushimit do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore./IndeksOnline/