75 Mall Live Search
20:19 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / Blerim

Ministrja e Drejtësisë pret në takim ambasadorin Abbott, diskutojnë për sundimin e rendit dhe ligjit

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, këshilltari i lartë dhe shefi i kabinetit të Ministrisë Genc Nimoni si dhe këshilltari politik i ministres Flamur Pireva pritën në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Nicholas Abbott si dhe zyrtaren për sundim të ligjit znj. Jennifer Blackeney.
Në një frymë bashkëpunimi ambasadori Abbott shprehi vullnetin për të zhvilluar partneritetin me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë, për të forcuar në këtë mënyrë rendin dhe ligjin, thuhet nw njoftim, transmeton Indeksonline.

Ministrja Haxhiu falënderoi ambasadorin Abbott përkatësisht Ambasadën Britanike për rolin dhe kontributin e tyre në fuqizimin e sektorit të drejtësisë.

Më tej u shpreh optimiste për iniciativat e ndërmarra në drejtim të ngritjes dhe forcimit të rendit juridik në Republikën e Kosovës, veçanërisht pas besimit të madh të qytetarëve dhënë tashmë kësaj qeverie në zgjedhjet e fundit me ç’ rast kjo edhe e obligon shumë më shumë qeverisjen e mirë drejt tejkalimit të krizave në të cilat është e vënë ajo. Theks i veçantë iu kushtua Rishikimit Funksional të sektorit të Drejtësisë, i cili proces vazhdon të ketë mbështetjen edhe nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë u potencua gjithashtu rishikimi i mekanizmave antikorrupsion.

Duke i uruar suksese ministres Haxhiu, ambasadori Abbott shprehi mbështetjen dhe përkushtimin e plotë për bashkëpunim në mes Ambasadës Britanike dhe Ministrisë së Drejtësisë.