75 Mall Live Search
23:58 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / Blerim

Moreno shprehet i lumtur për golin e shënuar kundër Kosovës

Gerard Moreno shënoi golin e fundit në ndeshjen Spanjë – Kosovë, e vlefshme për fazën para-kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Spanja arriti fitore 3 me 1 ndaj ekipit të ‘Dardanëve’, shkruan IndeksOnline

Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi lojtari i Villarrealit, Gerard Moreno.

Ai u shpreh shumë i lumtur me golin e shënuar kundër Kosovës.

“Unë mungova në dy ndeshjet e para. I lumtur që arrita t’i ndihmoj ekipit tim të fitoj sot. I lumtur edhe për golin. E rëndësishme në fund është që në fituam. Pas golit ne kemi mundur që ta gjenerojmë shumë mirë lojën. Të gjitha ekipet garojnë kundër jush, kjo është e ditur”, ka thënë Moreno.

Spanja me fitore tani ngritët në pozitën e parë në Grupin B me shtatë pikë, një më shumë se Suedia. Kurse Kosova mbetët në pozitën e fundit në tabelën e grupit me zerro pikë./IndeksOnline/