75 Mall Live Search
08:08 / E Enjte, 01 Prill 2021 / Blerim

Kur Doncic është në formë, Mavericks shënon fitore të sigurt

Skuadra e Dallas Mavericks arriti fitoren e radhës në NBA. Ata mposhtën 113 me 108 skuadrën e Boston Celtic në një ndeshje tejet interesante.

Basketbollisti i mbrëmjes ishte Luka Doncic, që realizoi 36 pikë, bëri 8 kërcime dhe 5 asistime, shkruan IndeksOnline

Te skuadra vendase, paraqitje brilante pati amerikani, Tatum – me 25 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime.

Këtë xhiro fitore shënoi edhe San Antonio Spurs. Kurse humbje pësoi Los Angeles Lakers./IndeksOnline/