Qytetarët ia shpëtojnë “Benzin” mërgimtarit pa ju djegur

Një veturë me targa të shtetit të Gjermanisë ka marrë flakë në mëngjesin e së premtes në Prishtinë.
Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se një veturë e tipit “Mercedes-Benz S class” është ndalur në rrugë për shkak të zjarrit.
Në pamje shihet se mërgimtarit i kanë dal në ndihmë qytetarët që kaluan andej.
Me ndihmën e tyre, “Mercedes-Benz S class” ka shpëtuar pa u përfshirë nga flakët e mëdha.
Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë edhe Policia e Kosovës dhe zjarrëfikësit./IndeksOnline/

