Mbretëresha Elizabeth vaksinohet për herë të dytë

Mbretëresha Elizabeth është vaksinuar për herë të dytë.
Sipas “The Sun” 94 vjeçarja mori vaksinën e dytë pas daljes së parë në publik, transmeton Indeksonline.

“Duke qenë se Mbretëresha bëri një paraqitje publike rreth 12 javë pas vaksinimit të parë, është e qartë se ajo tashmë ka marrë vaksinën e dytë” tha një burim.
Ndryshe, Mbretëresha dhe burri i saj Philip kanë marrë injeksionin e parë në janar./Indeksonline/
