“Zemra ime është thyer”, aktori i njohur flet pas vdekjes së gruas

Aktori i njohur Peter Egan, ka treguar dhimbjen që po e përjeton pas vdekjes së gruas.
74 vjeçari postoi një mesazh në rrjetet sociale, duke treguar se gruaja e tij Myra Frances, ka ndërruar jetë pas një beteje me kancer, transmeton Indeksonline.
“Ky është postimi më i hidhur që kam bërë ndonjëherë” shkroi ai në Twitter.
“Gruaja ime e mrekullueshme Myra, shoqja e shpirtit humbi betejën e saj me kancerin në 1.30 të mëngjesit të Martën. Ky mesazh është për të gjithë ndjekësit e saj në FB & Twitter @EganMyra .
“Ajo ishte qenia më e mahnitshme njerëzore. Zemra ime është thyer”, shtoi ai./Indeksonline/
This is the saddest post I will ever have to make. My wonderful wife Myra, my friend & soulmate lost her battle with cancer at 1.30am on Tuesday. This message is for all her followers on her FB & Twitter @EganMyra She was the most amazing human being. My heart is broken. pic.twitter.com/gn0jbNKc6d
— Peter Egan (@PeterEgan6) March 31, 2021