75 Mall Live Search
18:16 / E Enjte, 01 Prill 2021 / Blerim

Musliu: Bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e Lybeniqit që humbën më të dashurit e tyre

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu së bashku edhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, ka marr pjesë sot në 22-vjetorin e masakrës së Lybeniqit të Pejës.

Ajo theksoi se  këto ditë të përkujtimit nuk guxojnë të harrohen, derisa shtoi se duhet t’iu tregohet pasardhësve se sa shtrenjtë është paguar liria e Kosovës.

“Sot jemi në Lybeniq për të përkujtuar të gjithë të rënët, masakra në Lybeniq është një nga masakrat me përmasat më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë dhe thjesht këto ditë nuk guxojmë në asnjë moment dhe në asnjë formë të harrohen, duhet t’i sjellim gjithmonë në vëmendje, t’iu tregojmë pasardhësve tanë, fëmijëve tanë që e kemi paguar lirinë shumë shtrenjtë me gjakun e më të dashurve tanë. Sot bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e Lybeniqit që përkujtojnë të afërmit e tyre, sikurse bashkëndjejmë me të gjithë ata familjarë të Kosovës që tashmë prej 28 shkurtit kur ka filluar lufta në Likoshan e Qirez çdo ditë kemi data përkujtimore. Dashtë Zoti që gjaku i tyre të jetësohet e të lartësohet dhe Kosova të jetë në rrugë të mbarë”, tha Musliu.

Gjatë ditës për homazhe në Lybeniq ka qenë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.