75 Mall Live Search
23:32 / E Enjte, 01 Prill 2021 / Blerim

Detajet të reja nga policia për rastin e ish-futbollistit të Interit – E rrahu babain e tij

Ish-mesfushori i Interit, Fredy Guarin sot u përfshi në një përleshje fizike me familjarët e tij.

Sipas gazetës, ‘El Pais’ në Kolumbi, familja e Guarin thirri policinë dhe akuzoi se ai rrahu babain e tij dhe disa familjarë, shkruan IndeksOnline

Policia kolumbiane ka sqaruar se ka marrë një telefonatë për një sherr ku ishin përfshirë mesfushori Guarin dhe prindërit e tij, teksa kanë shoqëruar menjëherë futbollistin 35-vjeçar.