75 Mall Live Search
23:11 / E Enjte, 01 Prill 2021 / OSH

Zgjedhja e Presidentit, çka parasheh neni 86 i Kushtetutës së Kosovës?

Zgjedhja e Presidentit është çështja më e nxehtë dhe tema kryesore në politikën kosovare.

Kandidatja, Vjosa Osmani duket se ka siguruar votat por ende nuk dihet nëse do të mund ta siguroj kuorumin e mjaftueshëm që të filloj procesi i votimit, transmeton Indeksonline.

Sipas nenit 86 të, nëse nuk arrihet të zgjidhet presidenti, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.

Vlen të kujtojmë që zgjedhjet u mbajtën në muajin shkurt të këtij viti. Por, nëse dështon zgjedhja e presidentit, qytetarët do t’i drejtohen përsëri kutive të votimit.

Neni 86 [Zgjedhja e Presidentit]

1. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.

2. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

3. Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidatë për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidatë për President të Republikës së Kosovës.

4. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

5. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës.

6. Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh.

/Indeksonline/