75 Mall Live Search
23:45 / E Enjte, 01 Prill 2021 / OSH

Luta “selam” Vjosës: Nëse e bën këtë gjë, LDK s’ta fal!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ka dërguar një “selam” kandidates për presidente.

Ai në emisionin “Politiko” në Kanal 10 ka thënë se Osmani tenton që në emër të ç’kapjes së shtetit ta kapë atë, atëherë LDK nuk do falë, transmeton Indeksonline.

“Vendimi ynë është në mirëbesim me zonjë Osmani. Ajo duhet ta di që si presidente duhet ta luajë rolin për të cilin është aty. Ta ruajë frymën kushtetuese që e ka ky shtet, e jo të anojë tek një parti ose tek një tjetër. Tjetra, nëse ajo tenton që në emër të çkapjes ta kapë shtetin, LDK nuk e falë”, ka thënë ndër të tjera Haziri./Indeksonline/