Kusari – Lila: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta kandidatë për president të vendit

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media tha janë dy kandidatë për president të vendit, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
“Konferencën e ftuam për t’ju njoftuar për dy procese. GP ka propozuar amendamentin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ky ligj do të rregullonte çështjen e votimit të diasporës nëpër ambasadat që Kosova ka në botë. Sot ne deputetët, kemi paraqitur kërkesën edhe për dy kandidatura për presdient. Vjosa Osmani, ka nënshkrimet e nevojshme dhe Nasuf Bejta. Të dyja kërkesat janë protokolluar”, tha ajo.
Kusari- Lila ka thënë se kanë konfirmimin e 80 deputetëve se do të qëndrojnë në sallë./IndeksOnline/