Deklarata skandaloze e Ziadin Selës: Ai që ka thënë se janë 70 mijë shqiptarë, është Dimitar Apasiev!

Një deklaratë skandaloze kishte dhënë Ziadin Sela, nga Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Ai kishte cilësuar se në MV nuk mund të jenë më shumë se 10 mijë shqiptarë.
“Mund të jenë 10 mijë, 5 mijë, 7 mijë, ai që ka thënë janë 70 mijë është Dimitar Apasiev”, kishte deklaruar Sela në një intervistë për Alsat.
Ndërsa, në fushatën zgjedhore, Ziadin Sela kishte ndryshuar fjalët.
“Ne premtojmë që brenda 100 ditëshit shqiptarët nuk do të kenë më shqiptarët që s’kanë nënshtetësi, numër që përafërsisht sillet rreth 70 mijë”, ishte shprehur ai.
Ndryshe, regjistrimi i popullësi në Maqedonië Veriore ishte parashikuar të zhvillohej nga 1 deri më 20 prill, por ky proces u shtyre për shkak të përkeqesimit të gjendjes epidemiologjike nga virusi korona. /Indeksonline/