Mbledhja e Qeverisë Kurti, kjo është agjenda

Në ora 16:00 është paraparë të nisë mbledhja e radhës e qeverisë Kurti.
Në rend të ditës janë paraparë 6 pika, shkruan IndeksOnline.
1. Shqyrtimi i Raportit te Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2020 ( MFPT )
2. Shqyrtimi i kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunën e Mitrovicës pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2021 nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës , më datë 04.02.2021 ( MFPT )
3. Shqyrtimi i Propozim – vendimit për emërimin e Koordinatorit Nacional per Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit ( MPB )
4. Shqyrtimi i Propozim – vendimit për emërimin e Komitetit për Partneritet Publiko – Privat ( MFT )
5. Shqyrtimi i Propozim – vendimit për mbështetjen e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian përmes vendimit ( FSP ) 2021/481 , ndaj katër ( 4 ) personave dhe nje ( 1 ) entiteti kinez , te perfshirë në abuzime dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut , në Xinjiang ( MPJD )
6. Te ndryshme
