Tajvan, treni del nga binarët, 50 të vdekur e dhejtëra të plagosur

Një tren pasagjerësh me 490 persona ka dalë nga binarët në një tunel në Tajvanin lindor, duke vrarë të paktën 50 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Treni i tetë makinave, që udhëtonte për në Taitung, doli nga binarët në një tunel vetëm në veri të Hualien, gjatë mëngjesit të sotëm, duke bërë që disa karroca të godisnin murin e tunelit, njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve (CNA), transmeton Indeksonline.
Drejtuesi i trenit ishte mes të vdekurve, departamenti i zjarrfikësve i tha zyrës ekzekutive të qeverisë se të paktën 69 të mbijetuar po trajtoheshin në disa spitale në rrethin e Qarkut Hualien.

Disa prej të vdekurve janë ende në pritje të identifikimit, por autoritetet besojnë se të gjithë të bllokuarit brenda vagonëve të trenit janë hequr. Zyrtarët thanë se një shtetas francez u vra në përplasje, ndërsa dy shtetas japonezë dhe një qytetar i Macau ishin midis të plagosurve./Indeksonline/
