75 Mall Live Search
08:51 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / Blerim

Prishtinë – E kishte harruar telefonin në taksi, Policia e arreston taksistin

Dje në Prishtinë një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se telefonin që e harroi në një taksi, vozitësi refuzoi të ia kthej asaj.

Kështu, Policia e ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi ai nuk ia kishte kthyer telefonin mobil viktimës që e kishte harruar në taksi, shkruan IndeksOnline

Pra, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ

Prishtinë 31.03.2021 – 16:00. Me 02.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk i ka kthyer telefonin mobil të viktimës femër kosovare të cilin ajo e kishte harruar në veturën e tij Taxi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.