75 Mall Live Search
16:37 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / OSH

Varroset atdhetari Haradin Muja, babai i dëshmorit Agim Muja dhe ish-deputetit Shaip Muja

Në varrezat e lagës “Arbëria”, të shtunën është varrosur Haradin Muja, i cili kishte vdekur të premten, Muja ishte kontributdhënes për liri e atdhetar nga demonstratat e vitit 1968 e deri në çlirimin e vendit.

 Ai ishte babai i dëshmorit Agim Muja dhe ish-deputetit Shaip Muja.

Xhevat Bislimi ka folur në emër të familjes , ku tha se Haradin Muja ka qenë një atdhetar i madh e që vdiq i lumtur pasi përjetoi lirinë për të cilën dha shumë, edhe djalin Agim Muja.

“Shtëpia e Haradinit kishte pritur shumë veprimtar të luftës çlirimtare të UÇK së. Për kontributin kombëtar të bacës Haradin mund të flasim gjatë, por në një fjalë lamtumirës si kjo mund të themi se ai shkoi si atdhetar që arriti lirinë dhe çlirimin e vendit, si prind e familjar i lumtur që ka arritë të shoh dhe përjetoj të realizuara idealet për të cilat u angazhua me tëre qenien e tij. Jemi krenar që e njohëm nga fjala puna dhe qëndrimi i tij burrëror. Ai kishte një djalë dëshmor që ishte Agim Muja”, tha ai.

Në varrim morën pjesë edhe një numër i qytetarëve si dhe miq e bashkëpunëtorë të familjes.