Drita kthehet në ‘on top’, e fut në krizë Arbërinë

Skuadra e Dritës është rikthyer te fitorja pas dy barazimeve në Superligën e Kosovës.
Kampioni aktual shënoi fitore 1 me 3 ndaj Arbërisë në xhiron e 27-të të Superligës, shkruan IndeksOnline
Të parët në epërsi kaluan skuadra vendase, me golin e Zabergjës në minutën e 23’të.
Në minutë e 27’të skuadra e Nuhiut arriti ta barazonte rezultatin me anë të sulmuesit, Festim Alidema.
Skuadra e Dritës shkoi me epërsi 2 me 1 në pushim të pjesës së parë. Golin për epërsinë e shënoi Irogue në minutën e 33’të.
Në pjesën e dytë, Drita vazhdoi me lojë të mirë dhe për këtë u shpërblye me golin e Haxhimusës në minutën e 63’të.
Me fitore Drita kthehet në pozitën e parë me 58 pikë, tri më shumë se pozita e dytë, Ballkani (55) – që ka një ndeshje më pak. Kurse Arbëria bie në pozitën e parafundit me 27 pikë
Ndeshja tjetër që u zhvillua sot në kuadër të Superligës së Kosovës u mbyll me këtë rezultat: Drenica 2-0 Trepça ‘89./IndeksOnline/