Haaland në Europa League, çfarë po ndodhë kështu me Borussia Dortmund?

Skuadra e Borussia Dortmund ka pësuar humbje në xhiron e 27’të në Bundesliga.
Të verdhët u mposhtën në ‘Iduna Park’ 1 me 2 nga Eintracht Frankfurt, shkruan IndeksOnline
Ishte sulmuesi portugez, Silva që shënoi në minutën e 87’të për t’ia dhënë tre pikë të plota skuadrës së tij.
Me humbje, Dortmund rrezikon që sezonin tjetër të luaj në Europa League dhe jo në UEFA Champions League. Ekipi ku luan një nga sulmuesit më të mirë në Europë, Erling Haaland ka 43 pikë në pozitën e pestë, 7 më pak se vendi i katërt, Eintracht Frankfurt.
Kujtojmë që në këtë ndeshje kapiteni, Marcus Reus u zëvendësua dhe shprehi pakënaqësi duke larguar shiritin e kapitenit me nervozizëm../IndeksOnline/
