Gati seanca për presidentin/ LDK merr pjesë në seancë

Në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë hyrë edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku bashkë me deputetët tjerë, përfshirë edhe Avdullah Hotin, Agim Veliu e Driton Selmanajn, i kanë zënë vendet e tyre në Kuvend.
Në seancë ndodhet edhe deputeti Behgjet Pacolli.

Zyrtarisht ende nuk ka informacione nëse janë siguruar votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit./IndeksOnline/
