75 Mall Live Search
19:56 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / Blerim

S’ka fitues në derbin e Torinos, Ronaldo shpëtimtar i ‘Zonjës së Vjetër’

Skuadra e Juventusit nuk ka arritur të fitoj në xhiron e 29-të të Serie A.

Kampioni aktual italian barazoi 2 me 2 në derbin lokal, ndaj Torinos, shkruan IndeksOnline

Dy gola u shënuan në pjesën e parë. Të parin e shënoi Chiesa në minutën e 13’të. Në minutën e 27’të i barazoi shifrat, Sanabria.

Në pjesë e dytë, Sanabria shënoi golin e epërsisë për Torinon, por ishte Ronaldo ai që shpëtoi ‘Zonjën e Vjetër’ nga humbja, me golin e shënuar në minutën e 81’të.

Me këtë barazim, Juventusi rikthehet në pozitën e katërt me 56 pikë (dhe një ndeshje më pak), 9 më pak se lideri, Inter (65)./IndeksOnline/