Verifikohen kandidaturat për president/ Komisioni i jep leje kuvendit të procedoi tutje

Komisioni për legjislacion ka paraqitur raportin e kushteve për të nominuarit për president, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, transmeton IndeksOnline.
Në mbledhjen e mbajtur, komisioni ka shqyrtuar aplikacionin e kandidatëve për president dhe pas shqyrtimit është konstatuar se dy kandidatët i plotësojnë kushtet e parapara për tu zgjedhur president.
Kësisoj kuvendi ka proceduar me zgjedhjen e presidentit./IndeksOnline/