Enver Hoxhaj ia thotë disa fjalë Kurtit dhe e lëshon sallën bashkë me Bedri Hamzën

Enver Hoxhaj dhe Bedri Hamza kanë lëshuar seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Hoxhaj ka thënë se nuk do të jenë pjesë e këtij teatri politik, shkruan IndeksOnline.
“Sot këtë seancë e shohim si një seancë të poshtërimit, sepse sot z.Kurti ka vendosur ta emërojë zonjën Osmani si presidente, ta emërojë si presidente sepse ajo nuk po zgjidhet, por po e emëron z.Kurti dhe ai po e dërgon Osmanin në presidencë që të ketë kontroll absolut mbi institucionet e pavarura mbi gjyqësorin, mbi ushtrinë, ashtu siç ka kontrollin mbi këtë Kuvend dhe mbi Qeverinë. Sepse kështu e sheh Kurtin shtetin dhe shoqërinë kosovare, përputhje ne parullën e fushatës Krejt dhe Drejt, sepse krejt dhe drejt duhet ti binden Kurtit. Çfarë mendon ai për shtetin, shoqërinë dhe individin e se si duhet të zgjidhet presidenti mjerisht duhet ta them nuk i ngjanë një demokrati, por një autokrati”, tha Hoxhaj mes tjerash. /IndeksOnline/