75 Mall Live Search
22:11 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / OSH

Agim Veliu e thotë shkurt: Nuk e votoj Vjosa Osmanin

Pas dështimit për ta siguruar kuorumin për votimin e presidentit në raundin e parë, deputetët kanë shkuar në një pauzë 30 minutshe.

Teksa po dalin në hollin e kuvendit deputetët, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është pyetur a do të votojë për Vjosa Osmanin? – Veliu është përgjigjur shkurt: Jo!.

Momentalisht, deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të jenë në pauzë 30 minutëshe pas dështimit të përsëritjes së raundit të parë të votimit për president.