75 Mall Live Search
22:14 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / OSH

Mbi 700 profesionistë shëndetësor vaksinohet sot kundër Covid19

Mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucionet shëndetësore publike janë vaksinuar sot me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.

Sipas njoftimit të MSH-së, fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim.

“Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm”, thuhet tutje./IndeksOnline/