Reagon Valentina Bunjaku, ja pse nuk votoi për presidentin e vendit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku nuk i është mundësuar të votojë për presidentin e vendit.
Bunjaku është paraqitur me vonesë gjatë procesit të votimit, shkruan IndeksOnline.
Mungesa ime nuk ka qenë e qëllimshme, isha me marrë dicka në grup, e kryetari i Kuvendit është dashtë me e vërejtë”, ka thënë ajo për Tv Dukagjini, transmeton IndeksOnline.
Ndryshe, Bunjaku kaherë është deklaruar se do të votojë pro Vjosa Osmanit për presidente të vendit./IndeksOnline/
