Aksident i rëndë trafiku në Carrallukë, vetura shihet e rrokullisur në mes të rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Malishevë-Arllat, saktësisht në fshatin Carrallukë.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit ku shihet një veturë e rrokullisur në mes të rrugës.
Ende nuk ka informacione për të lënduar ndërsa në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet përkatëse të policisë së Kosovës./IndeksOnline/