Kusari: Jemi të gatshëm të bisedojmë me deputetët që kanë qëndrime më pozitive

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se shpreson që deputetët të reflektojnë deri nesër dhe të mundësojnë votimin e presidentit për të shmangur zgjedhjet.
Ajo tha se për dy deputetët minoritarë, Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, janë përpjekur të kontaktojnë, por se nuk e di saktësisht arsyen pse ata nuk shkuan në seancë.
Ndërkaq, për tre deputetët e LDK-së, Avdullah Hotin, Agim Veliun dhe Driton Selmanajn, Kusari tha se po bien ndesh me deklaratat e tyre se duhet respektuar vendimi i partisë”.
“Për të gjithë deputetët që kanë pasë qëndrime më pozitive ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë. Kjo e sotmja ishte një performancë që s’duhet ballafaquar qytetarët e Kosovës”.